Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat dhe pjesë nga dosja që çuan në ndalimin dhe vendosjen në arrest shtëpie pasi ka një fëmijë të mitur të ish-drejtueses së Kadastrës së Durrësit, Rajmomda Dashi këtë të enjte. Hetimet kanë nisur pas akteve të ardhura nga drejtësia belge, mbi dy vëllezër të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Sipas SPAK-ut, B. R dhe L. R (vëllezër) të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë për trafik droge në bashkëpunim me personat nën hetim, Rajmonda Dashin dhe A.M. që gjithashtu u arrestua kanë ndërtuar një skemë për pastrimin e parave përmes pasurive të paluajtshme duke i ligjëruar.
Sipas njoftimit të SPAK, Dashi dyshohet se ka ndihmuar dy vëllezër shqiptarë që të pastrojnë paratë ne vendin tonë, të cilat dyshohet se ishin vënë nga aktiviteti kriminal i tyre në Belgjikë. Aktualisht, Rajmonda Dashi ishte emëruar specialiste për zonën e Vorës dhe Kamzës.
Pasuritë e sekuestruara;
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregtare;
2 (dy) automjete;