Paraditen e sotme kanë dalë në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë për t’u njohur me masën e sigurisë dy të rinjtë e arrestuar për drogimin dhe më pas dyshohet përdhunim e një vajze 26-vjeçe, e cila më pas u la në gjendje të rëndë shëndetësore në derën e hotelit.
Prokuroria kërkon që të mbetet në fuqi masa e arrestit me burg për Albi Cenon dhe Oltjon Tahirin. Gentjano Mehmeti vazhdon të jetë në arrati por dyshohet edhe një person të katërt të përfshirë në krim. Seanca gjyqësore drejtohet nga Hektor Sinanaj. Prokuror i çështjes është Olsi Vasili.
Mbrëmjen e djeshme Albert Deliaj, pronari i televizionit “TV 6+1 Vlora” është vënë në hetim nga policia pasi ka kanosur me fjalë duke i thënë “je në gjak me mua” nëpërmjet telefonit për shkak të një lajmi gazetaren Afrovita Hysaj.
Lajmi i publikuar prej saj kishte të bënte me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta kundër kërcënimit të gazetares.