Deri në vitin 2018, kompania “Homeplan”, e cila ndërtoi kullat te ish-kompleksi Psrtizani, rezultonte nën pronësinë 100% të Fatmir Bektashit. Ai nënshkruan të gjitha vendimet në emër të aksionerit dhe tërheq dividentët.
Por diku në një zyrë noterie në Tiranë, dokumente të padorëzuara në institucionet shtetërore shpërndajnë dividentë apo mbajnë shënim pagesat e dividentëve për Jamarbër Malltezin.
Dividentët shpërndahen në bazë të një kontrate noteriale të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilin, Malltezi rezulton pronar i kompanisë që mori përsipër zhvillimin e pronës me 35%.
Ai njëkohësisht faturon dhjetëra mijëra euro kompaninë Homeplan për “shërbime konsulence.”
Prokuroria vëren se si në komunikimet e kapura në zyrën noteriale, termat “pagesë konsulence” dhe “divident” përdoren në mënyrë të ngatërrueshme me njëra-tjetrën.
Sipas prokurorisë, kjo “ngre dyshimin e arsyeshëm se, është bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie.”
Prokuroria vëren gjithashtu se në dokumentet e kompanisë, shuma prej mijëra apo dhjetëra mijëra eurosh i paguhen Malltezit duke e identifikuar atë vetëm me iniciale, si dhe “herë pas here edhe me fjalët “KP” ose “Kontribut Patriotik”.”
Sipas një prej dëshmitarëve të marrë në pyetje nga prokuroria, nuk ishte e qartë se pse përdorej termi “kontribut patriotik”, por ishte e dukshme se ky term përdorej edhe për pagesat ndaj Malltezit nga ana e Fatmir Bektashit.
Për arsye që nuk dihen, ortakët vendosën të bëjnë një kontratë të re në vitin 2014, të cilën e depozituan zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2018. Në kontratë, shtetasi Fatmir Bektashi i shet, me pëlqimin e bashkëshortes së tij, Malltezit 35% të aksioneve për vlerën nominale prej 35 mijë lekësh.
Prokuroria vëren anomalinë: deri në fund të vitit 2013, kompania kishte fitime të pashpërndara në shumën 362 milionë lekë. Me shumë kulla në proces ndërtimi, shitja e 35% të aksioneve të saj për 35 mijë lekë ngjan e pagjasë.
Në fakt, prokuroria dyshon se transaksioni ka shërbyer si një mënyrë për të justifikuar transferimin e parave nga kompania për te Malltezi, i cili tashmë dyshohet se ka qenë aksioner hije, ndonëse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se ai ka investuar para në kompani.
Një fakt i tillë është pranuar në prokurori edhe nga Fatmir Bektashi, i cili tha se Malltezi ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë “Homeplan”, “pavarësisht se kur janë pasqyruar gjërat në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
Për rrjedhojë, sipas dyshimeve të prokurorisë, aksionet dhe dividentët e përfituar, janë përfituar në shkëmbim të vendimeve favorizuese të shtetasit Sali Berisha, kryeministër