Ky është momenti kur Jamarbër Malltezi është arrestuar në aeroportin e Rinasit nga policia me urdhër të SPAK.
Më pas ai u shoqërua nga forcat e policisë në bllokun e shoqërimit në Komisariatin numër 5 në Tiranë.
Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.