Një burrë dhe një grua që udhëtonin me të njëjtën makinë “Ford” janë plagosur rëndë në një aksident në autostradën Kukës-Morinë. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, të dy banues në Fushë Arrëz të Pukës, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.
Automjeti po udhëtonte drejt Kosovës, por si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë drejtuesi humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke rënë në kanalin anësor të segmentit rrugor Kukës-Morinë.