I janë dashur vetëm dy ditë që Ismail (Ballist) Morina të çonte në vend premtimin e dhënë. Ballist Morina ka bërë një vizitë tek familja e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Morina i ka dhuruar familjes së policit fanellën e Jasir Asanit, që ky i fundit ja dha në fund të ndeshjes ndaj Çekisë që Kombëtarja jonë e fitoi 3-0.
Ballist Morina mbajti në këtë mënyrë premtimin që fanellën e Jasir Asanit do ja çonte familjes së policit të vrarë në Kosovë.
“Vizitë familjes së heroit t’kombit, Afrim Bunjaku.
Faleminderit Jasir Asani për kët orvajtje t’përbashkët, je kampion n’fushë t’blertë dhe jashtë saj.
Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellen e saj për gjithë kombin.
Rroftë shpirti i shqiptarit!”, shkruan Ballisti në Facebook.