Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Avivi në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.
“Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre” thuhet në njoftim.
Deri tani disa prej shqiptarëve që ndodheshin në Izrael kanë ardhur me fluturimet në Rinas, Podgoricë, Athinë dhe tani nga Shkupi.