Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Afrim Krasniqi njoftoi se numri i të helmuarve ka shkuar në 61.
“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare” është shpreh ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare është në gjendje më të rëndë, njofton Klankosova.tv.
“Gjendja për momentin është më e rëndë për momentin është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare.
Komplikimet e tij janë për momentin janë dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor për momentin” u shpreh tutje ai. Lokali është mbyllur ndërsa pronari i lokalit është intervistuar nga prokurori i shtetit.