Një nga tifozët më të flaktë të kombëtares dhe i njohur si “Fytyra me shqiponjë” është pajisur tashmë me pasaportë të Shqipërisë.
Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë ka shumë vite që ka marrë vëmendje të madhe dhe ka treguar se ndër vite nga 5 orë që bënte të plotësonte pikturën tani e bën për dy orë.
Besmir Limanin nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës sot ka takuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla i cili e ka pajisur me pasaportën shqiptare.
“Fytyra me shqiponjë” nuk lë ndeshje të kombëtares kuqezi pa ndejkur qoftë në shtëpi apo në stadium.
“I nderuari Ministër. Te faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare. Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi!”, ka shkruar ai.