Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit Brians Spahiu pas një ndërhyrje që bëri në klinikën e mjekut Roland Xhaxho për dhëmbët. I ati i djalit, Bledar Spahiu ka treguar të gjithë kronologjinë nga momenti që iu drejtuan klinikës private të mjekut Xhaxho dhe deri në momentet e fundit të fëmijës që ndërroi jetë në QSUT.
E kam çuar çunin e vogël Brians ke spitali privat “Roland Xhaxho” në rrugen e “Kavajës”. Kur ka dalë doktor Rolandi nga operacioni na ka thënë se doli me sukses dhe se djalit po i dilte dhe narkoza.
Rreth orës 19:00 na tha se djali ishte në rregull dhe ta merrnim në shtëpi sa ti dilte narkoza. Pas 30 minutash që kemi shkuar në shtëpi djali ka pasur temperaturë e cila i rritej, dhe duke qenë se fëmija u zverdh e kemi çuar me urgjencë te pediatria e Nënë Terezës.
Doktorit i kam thënë në sy të gjithë stafit që po ndiqte rastin e djalit tim se ‘faji është i joti pasi i ke dhënë dozë të lartë narkoze” thuhet në dëshminë e tij.