Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për liri duke lënë në burg biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin 100 milionë dollarë dhe ish-zv/ ministrin Klodian Rrjapaj për koncesionin e sterilizimit.
Të dy, ish-zv/ministri dhe koncesionari që fitoi të drejtën për sterilizimin u arrestuan pak muaj më parë me akuzën e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.
Për këtë dosje në hetim, penal dhe për pasurinë është edhe Ilir Beqja. Ish-ministri po hetohet nga SPAK-u pas kërkesës së gjykatës, pasi në fillim prokuroria e posaçme e shmangu duke e mbrojtur.