Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin Top Story ka treguar se si kamufloheshin kokat e krimit në vendin tonë përmes rrjetit Sky.
Ajo shpjegon se personazhet e krimit të cilët mund të jenë të arrestuar ose ende në kërkim përdornin një kod 6 shifror që përbëhej nga numra dhe shkronja kapitale, në vend të emrave.
“Sky funksiononte me një kod, nuk kishe emrin tënd, kishe një kod 6 shifror, një përzierje mes shkronjave kapitale dhe numrave, të personazheve të botës së krimit që janë në kërkim apo që janë arrestuar. Kodi i parë që është (në ekranin në studio) MHSE7L i përket ish prokurorit Xhefahir Lita dhe kështu me radhë. Ai është kodi i personit. Kishte një aplikacion Sky që nëse ti kishe panik se ishe në gjurmët e policisë fusje një kod paniku dhe të gjitha bisedat e tua fshiheshin. Brenda aplikacionit ishte një alternativë që quhej kod paniku, ku ti nëse klikoje tek ky kodi dhe fusje një kod tëndin që e zgjidhje ti, të gjitha komunikimet që kishe bërë në rrjetin Sky fshiheshin dhe ishin të pakthyeshme. Po ashtu kishte alternativa që mesazhet për një afat kohor të cilin përdoruesi e mendonte fshiheshin, në celular nuk ishin, por në server po. Kishte aplikacion që nëse nuk e hapje për një aftat kohor që ti e vendosje, llogaria ishte e papërdorshme. Behar Bajri ka pasur dy Sky, dy llogari, ndoshta për këtë pinin e panikut është e papërdorshme. Mes tyre ata mund të komunikonin vetëm përmes mesazheve dhe nuk mund të dërgonin video”, tha Bezat.
Mw tej gazetarja ka zbuluar detaje për telefonin e veçantë që përdorej nga bota e krimit dhe baronët e drogës për të komunikuar përmes aplikacionit SKY ECC.