Tomislav Markoviç, gazetar dhe shkrimtar nga Beogradi, ka shkruar një analizë për Al Jazeera për ballkanin.
Ai ka paraqitur të gjitha faktet që Serbia ka shtrembëruar rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë të veriut të Kosovës para një jave.
Sipas tij, në Serbi kriminelët e luftës janë pjesëtarët më të respektuar të shoqërisë, sapo kthehen nga burgu marrin nderimet më të larta shtetërore.
Markoviç thotë se Aleksandër Vuçiç e ka shpallur edhe Milan Radoiçiç-in patriot të madh, mbrojtës të popullit serb në Kosovë, njeri “i pari në mbrojtje të veriut të Mitrovicës”, i cili është gjithmonë i gatshëm të luftojë për popullin e tij.
“Dihej më parë se heroi dhe patrioti në fjalë merrej me biznes të dyshimtë dhe se kompanitë e tij po gjenin punë fitimprurëse në Serbi, kryesisht për shkatërrimin e infrastrukturës. Pas publikimit të incizimeve dhe fotografive të një pjese të pasurisë së tij luksoze në Kosovë, u bë e qartë se për çfarë heroi bëhet fjalë,” shkruan ai.