Disa pjesë të Nju Jorkut janë zhytur nën ujë të premten në mëngjes pasi reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje të shumta në të gjithë qytetin.
Një stuhi e fortë shpërtheu mbi qytet të enjten, duke e lënë qytetin dhe disa pjesë të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikatit nën përmbytje.
Njujorkezëve iu është kërkuar të mos udhëtojnë pasi sistemi i metrosë është pezulluar dhe shumë makina janë bllokuar në rrugë për shkak të ujit.
5 deri në 13 centimetra shi kanë rënë tashmë në të gjithë qytetin, sipas zyrtarëve të menaxhimit të emergjencave, dhe situata pritet të vijojë e njëjtë edhe në 24 orët e ardhshme.
Fotot dhe videot të pjesëve të qytetit nën ujë janë publikuar në rrjetet sociale, duke përfshirë lagjet Park Slope dhe Prospect Heights të Brooklyn.
Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme.
“Ju lutemi merrni hapa për të qëndruar të sigurt dhe mos harroni të mos përpiqeni kurrë të udhëtoni në rrugë të përmbytura,” tha ajo.
Emergency in nyc pic.twitter.com/oNl1idC937
— EveryThing Plus ULTRA (@EveryTPlusULTRA) September 29, 2023