Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Rrëshen ku mbeti i vdekur Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të tjerë mësohet se policia ka shpallur në kërkim Saimir Reçin.
Shoqërimi i tij është kërkuar pasi Reçi me viktimën kishin probleme dhe konflikte të vjetra prandaj policia ka shkuar në ambientet banesës dhe biznesit të tij dhe nuk është gjetur.
Policia e Lezhës ka kërkuar shoqërimin e tij për ta marrë në pyetje. Konflikti mes dy fiseve Reçi-Bardhi është më i hershëm që pas vitit 2016 ku mbeti i vdekur Kastriot Reçi pas të shtënave me snajper.
Që nga vdekja e tij ndër vite janë regjistruar incidente mes fiseve. Rasti më i fundit është ai i marsit të këtij viti ku për motive të dobëta mes djalit të Martin Bardhit, Enrikut dhe Saimir Reçit u plagos me armë ky i fundit.
Policia në atë periudhë, shpalli në kërkim Martin Bardhin dhe djalin e tij, Enrik Bardhin.
58-vjeçari u vetë dorëzuar në polici duke pretenduar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Më pas gjykata e Lezhës vendosi ta lirojë Martin Bardhin nga burgu, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Dhe vetëm 3 muaj pas daljes nga burgu Bardhi u ekzekutua në mes të Rrëshenit duke u plagosur edhe Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe Indrit Bardhi.