Policia e Kosovës për mes një postimi në llogarinë e zyrtare në Facebook ka njoftuar për aksionin e fundit ë zhvilluar në veri të vendit pas sulmit u regjistruar ku kanë rënë praga edhe dy persona të tjerë të dyshuar si agresorë.
Në total shkon në 8 numri i të arrestuarve, dy të arrestuar sot dhe 6 të arrestuar ditën e sulmit. 4 prej të arrestuarve në ditën e sulmit dyshohet se për radiolidhjeve jepnin informacione agresorëve ndërsa dy të arrestuarit dyshohen se janë pjesë e grupit që mori pjesë në sulm.
Policia gjithashtu ka njoftuar se në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.
Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar.
Mjetet e konfiskuara një ditë më parë përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë, të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:
- një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
- tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
- dy armë të gjata (mitraloza),
- një snajper (black spear 12.7mm),
- një minahedhës (82 mm),
- njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
- një automatik (RPZ),
- dy pushkë gjuetie,
- dy armë të shkurta (revole),
- një granatë dore,
- shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
- nëntë jelekë antiplumb,
- një radiolidhje,
- tetë çanta ushtarake,
- gjashtë uniforma ushtarake.
Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.