Medit greke kanë publikuar momentin e rëndë të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Pire të Athinës.
Paraprakisht dyshohet se konflikti nisi për një vend parkingu, ku shqiptari baba i tre fëmijëve punonte.
68-vjeçari grek, i cili njihet si problematik në lagje, u kthye në shtëpi ku mori pushkën model karabinë metë cilën ekzekutoi shqiptarin.
Viktima njihej në zonë si një njeri i qetë dhe model. “Mbarova punë me ty”, mësohet se bërtiti 68-vjeçari pasi e qëlloi dhe vrau shqiptarin.
KUJDES! Pamjet janë të rënda.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur greku i drejton pushkën në kokë shqiptarit dhe e qëllon një herë. 39-vjeçari rrëzohet në tokë, në këtë moment, greku merr shënjestër dhe e qëllon për herë të dytë.
Video nga Newsbomb.gr: