Një pallat 10 katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë u përfshi nga flakët.
Forcat zjarrfikëse pas ndërhyrjes arritët që pas disa orësh të neutralizonin flakët, ndërsa zona u mbulua nga shtëllunga tymi.
Më herët drejtori i zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj sqaroi se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dyti dhe jo në katet e sipërme siç u dyshua pasi ra zjarri.
Bw shkruan se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë, më pas është përhapur nga pjesa anësore e ndihmuar edhe nga materiali i fasadës së pallatit që të përhapet më shpejt, duke mbërritur në katin e 9, ku ka marrë flakë e gjithë tarraca.
Më pas nga aty zjarri ka përfshirë sërish fasadën duke zbritur deri në katin e pestë në pjesën tjetër të pallatit.
“Disa nga banorët janë marrë nga përfaqësues të Bashkisë së Tiranë dhe i është komunikuar që bashkia e Tiranës do t’i ndihmojë.
Gjithashtu janë ngritur tre grupe ekspertësh të shërbimit zjarrfikës dhe Bashkia e Tiranës që kanë komunikuar me familjet që janë djegur banesat”, shkruan bw.