Prej disa ditësh, Gazeta Korrieri është duke raportuar në lidhje me skandalet që po ndodhin në kompaninë Air Albania, e cila tashmë “de facto” është e falimentuar duke mos dorëzuar bilanc prej katër vitesh.
Gjatë investigimit tonë kemi zbuluar shkelje të rënda në drejtimin e kompanisë, e cila aktualisht është duke operuar duke ezauruar kapitalin e investitorëve, të cilët janë shteti shqiptar përmes Albcontrol, biznesmeni shqiptaro-turk Sinan Idrizi si edhe shteti turk me kompaninë THY.
Në fakt, kontrollin e kompanisë e kanë turqit që kanë caktuar për veten rroga marramendëse, ndërkohë që stafin shqiptar e paguajnë si “për gjynah”, gjë që ka shkaktuar irritim mes stafit, të cilët tashmë kanë filluar të flasin nëpër media.
Gazeta Korrieri disponon një mori dëshmish nga stafi i pakënaqur i Air Albania, të cilat do t’i publikojmë në vijim.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se fill pas dy publikimeve të para të ciklit të investigimit mbi Air Albania brenda drejtuesve të kompanisë ka nisur një debat i madh për nxjerrjen e informacionit, sidomos për faktin që Air Albania tashmë po operon me kapitalin e investitorëve duke shkuar drejt falimentit të sigurt edhe “de jure” tashmë, por edhe për festat e çmendura dhe fiksimet e tjera të top-managementit, të cilat kanë rrjedhur në duart e gazetarëve.
Nisur nga situata e krijuar, CEO i Air Albania Sinak Dilek ka hequr gjithçka nga rrjetet sociale që ai mendon se e kompromentojnë, por kur nisëm këtë investigim ne mundëm të ruanim çfarë na duhej nga perlat që postonte drejtor Sinani, përfshi edhe thirrje për prerje kokash sikur të ishte në luftën e Sirisë apo në Afganistan.
“Pritjuani kokat pa gdhirë…”, është një pjesë e thirrjes që CEO i Air Albania Sinan Dilek ka bërë në Facebook, siç duket nga përkthimi automatik nga turqishtja në anglisht, përmbajtje e bërë screen shot, të cilën do ta publikojmë në serinë e radhës krahas lidhjeve të tij me një grupim islamikësh në Stamboll.
Gazeta Korrieri do të vijojë me publikimin e skandaleve të tjera nga kompania Air Albania dhe drejtori i saj që e çoi në këtë gjendje të mjeruar.
LEXO në vijim dy publikimet e para mbi Air Albania:
VIJON…