Me pjesëmarrjen e shumicës dërrmuese të deputetëve të PD-së, por edhe aleatëve në Tiranë është zhvilluar sot takimi i thirrur nga Gazment Bardhi për të unifikuar aksionin opozitar kundër qeverisë Rama. Në takim nuk ishte i pranishëm Lulzim Basha dhe grupi i tij. Kryetari i grupit të PD-së, Bardhi tha se duhet të lënë pas ndasitë për t’u bashkuar.
“Të ndërtojmë një axhendë të përbashkët parlamentare kam bindjen që të arrijmë zgjidhje edhe për qëndrime që sot duken krejt të kundërta. Ndasitë në mendime dhe qëndrime në PD nuk duhet të na shpërqendrojnë nga përgjegjësia ndaj demokratëve dhe opozitarëve. Besoj se kjo nuk do të na pengojë të unifikojmë një qëndrim të aksionit opozitar kundër keqqeverisjes së Ramës” tha ai.