Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëzuar oficerin e kontaktit në Ambasadën shqiptare në Romë të ndjekë nga afër gjyqin ndaj të dyshuarit për vrasjen e Klajdi Bitrit.
Sipas Ministrisë së Brendshme kjo praktikë e re do të aplikohet gjithmonë për të gjitha rastet. 23-vjeçari u përcoll sot për në banesën e fundit.
Ai u vra të dielën pasdite në Itali nga një algjerian, pasi u fut për të mbrojtur mikun e tij italian.