Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik.
Viktima është identifikuar si Masar Ymeri, me origjinë nga Vushtrria e Kosovës.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit të cilët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet të enjten në ora 18:00 në Vushtri.
“Me pikëllim dhe dhembje të thellë ju njoftojmë që pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, tragjikishtë humbi jetën më i dashuri i familjes tonë Masar Mujamet Ymeri.
Ceremonia e varrimit do bëhet më datë 31.08.2023 në ora (18:00) Në varrezat e fshatit Lumi i Madh. Me pikëllim të thellë familja Ymeri”, thuhet në njoftim.