Paraditen e sotme në media qarkulloi një lajm se kreu i SPAK-ut Altin Dumani lëvizte me makinë të blinduar.
Por përse u shtua siguria, kush e kërcënoi?
Mediat janë interesuar pranë Prokurorisë së Posaçme të SPAK-ut dhe përgjigja nga zyra e shtypit ishte se;
“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara”, tha SPAK.
Kujtojmë që kohët e fundit SPAK, i drejtuar nga Altin Dumani ka ndërmarrë disa operacione, ku në pranga kanë rënë persona të botës së krimit, por edhe zyrtarë të lartë të politikës.