Ish-kryeministri dhe Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në një spital privat në Tiranë.
Gazeta Korrieri mëson ekskluzivisht se Nano ishte I shtruar në spital që prej datës 24 gusht ku u paraqit me probleme të theksuara të frymëmarrjes dhe nivel të ulët oksigjeni në gjak.
Nano është shtruar menjëherë në reanimacionin e spitalit duke u trajtuar edhe me frymëmarrje të drejtuar për shkak se mushkëritë në një pjesë të madhe i ka patur jashtë funksionit.
Mësohet se gjendja e tij vijoi e tillë deri ditën e djeshme ku më pas është vërejtur një përmirësim të parametrave dhe rritje të nivelit të oksigjenit në gjak.
Nano kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por në atë kohë u raportua se arriti të rikuperohej./korrieri