Liderat e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bled të Sllovenisë ku do të mbahet për dy ditët e ardhshme Forumi Strategjik 2023.
Mes tyre, Albin Kurti, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, kanë pozuar për aparatin fotografik të shoqëruar nga zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian Tanja Fajon.
Por ajo që ka rënë në sy është veshja e veçantë e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga të gjithë liderat e tjerë të veshur me kostum serioz e kollare, Rama është shfaqur i veshur me dopjo këmishë, pantallona lisho dhe një palë atlete të bardha.
Të tre politikanët shqiptarë pritet të flasin gjatë dy ditëve të ardhshme në këtë Forum.