Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të autorit të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Ankona.
Sipas informacioneve të mediave të shtetit fqinj, autori e kishte ende në duar shtizën me të cilën vrau shqiptarin në momentin kur u neutralizua na karabinierët.
Viktima është Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.
Vrasësi i cili ishte arratisur me një makinë të errët është ndaluar nga karabinierët e stacionit Falconara pak para orës 21:00. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar algjerian me banim po në provincën e Ankonës.