Policia ka dhënë detajet zyrtare për konfliktin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Dy të rinjtë që janë plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhen në spital, ndërsa blutë janë vënë në kërkim të tre autorëve.
Këta të fundit janë identifikuar dhe policia paraprakisht ka bërë me dije vetëm inicialet e tyre, përkatësisht: shtetasit B. C, F. C. dhe K. C.
Të plagosurit janë Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”,deklaroi policia.