Kristina Raspopova, një stjuardesë 39-vjeçare, ishte e vetmja grua e vrarë pasi avioni privat Embraer Legacy u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në Tver Oblast, Rusi, në të cilin ndodhej dhe kreu i grupit Wagner, Yevgengy Prigozhin.
Nuk dihet shumë për stjuardes që vdiq, përveç se ajo ishte motra e Yevgeni Raspopov, prokurorit në rajonin Chelyabinsk.
As Kremlini dhe asnjë nga zyrtarët e saj nuk e kanë njoftuar zyrtarisht rrëzimin e avionit.
Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner, Dmitry Utkin ishin midis 10 personave që udhëtonin me avionin e biznesit Embraer në atë kohë.
Putin nuk e përmendi incidentin gjatë një fjalimi në Moskë me rastin e 80-vjetorit të fitores në Betejën e Kurskut gjatë Luftës së Dytë Botërore.