Një përleshje e dhunshme me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “2 Sallbeg” në qytetin e Kavajës, ku raportohet se dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë ka edhe persona të dëmtuar.
Mësohet se nga përleshje fizike mes të rinjve, ka mbetur i plagosur njëri prej tyre, i identifikuar si Zenel Lushkja, rreth 45 vjeç, i cili është goditur me shkop bejsbolli nga pesë persona të tjerë, të cilët mësohet se i kanë dëmtuar edhe automjetin.
I dhunuari ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë, ndërsa grupi me 5 persona drejtohej nga Danjel Habibi.
Ndërkohë pas sherrit gjatë autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sipas informacioneve, sherri mes të rinjve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.