Publikohen pamjet e sherrit të ndodhur në Kavajë, ku disa të rinj, pjesë të dy grupeve, u goditën me shkopa bejsbolli dhe me tulla.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, disa të rinj, sulmojnë fillimisht një person brenda një makine dhe më vonë, kur ata largohen një person tjetër u kthehet për t’i goditur.
Sipas burimeve, shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.
Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.