Një aksident ka ndodhur të dielën mbrëma në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, ku humbën jetën 12 persona dhe 19 janë plagosur, si pasojë e një autobusi që ra në një luginë.
Autobusi po udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, raportojnë mediat e huaja.
Guvernatori Mehmet Ali Ozkan tha se ky aksident ndodhi për shkak se shoferi i autobusit humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të kalojë në rrjedhën e kundërt të trafikut dhe të bjerë 30 metra.
Ozkan deklaroi se 11 pasagjerë humbën jetën në vendin e aksidentit ndërsa 1 pasagjer humbi jetën në spital.
Pasagjerët e tjerë të cilët janë lënduar po trajtohen në spitalet e afërta. Ai tha se kjo ngjarje po hetohet nga policia.