Në agjencitë rajonale të Kadastrës në Shqipëri ka nisur një “reformim” i punonjësve, nga drejtuesit tek specialistët e terrenit. Ndërsa kryeministri Edi Rama duke bërë thirrje punësime shtesë në këtë institucion, ka përsëritur disa herë se: “Kadastra është bankë dhe asaj i duhen bankierë e jo banakierë!”
Por duket se ‘reformim’ i duhet bërë drejtoreshës së Kadastrës, Kiara Haskaj, që i shkon më së miri termi i Ramës si “banakiere”.
Pasi ka pezulluar lejet vjetore për punonjësit në Drejtorinë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë-Veri, Kiara Haskaj ka pezulluar edhe raportet mjekësore të stafit. Ajo ka kërkuar verifikimin e raporteve mjekësore me argumentin se ka konstatuar rritje të raporteve për paaftësi pune në dy muajt e fundit.
Nuk e vëmë në dyshim se mund të ketë dhe abuzime personave të ndryshim, por që të kërkosh pezullimeve të raporteve mjekësore është ccnjerëzore, pasi një punonjës që është i vërtet i sëmurë do të detyrohet të shkojë në punë duke rrezikuar shëndetin.
Ndërkohë, burime thonë se drejtoresha e re ka sjellë edhe një situatë jokomode pune në institucion për shkak të temperamentit të saj që vetëm ulëret nëpër zyra.
Kiara Haskaj, nga specialiste e thjeshtë në ASHK, u emërua drejtoreshë, pas largimit të Mariglen Dishës, i cili u zgjodh si kryetar i Bashkisë Librazhd.