Vrasja e një adoleshenteje 17-vjeçare që dyshohet nga ish i dashuri i saj ka tronditur opinionin publik uruguaian. Adoleshentja Valentina Cancela Sarmoria u gjet pasditen e së mërkurës gjysmë e varrosur në rërë, në plazhin e Punta del Este (juglindje), një destinacion turistik, sipas mediave.
Ish-i dashuri i saj u dërgua nga policia në vendin e krimit, ku pranoi se e kishte vrarë. Ata u kapën nga kamerat duke mbërritur në plazh pasditen e së martës. Por i riu u largua vetëm. I riu u akuzua për vrasje të rëndë.
“Prokurori që drejton hetimin për këtë çështje, Jorge Vaz, do të kërkojë dënimin më të rëndë, që është dhjetë vjet burg për krime të kësaj natyre kur kryhen nga të mitur”, tha për shtypin Javier Benez, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas gjetjeve të autopsisë, Valentina Cancela ka ndërruar jetë nga mbytja.