![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/08/policia-naten-skene-krimi-780x405-1.jpg)
Policia e Kuçovës njofton se ka arrestuar 36-vjeçarin Gjergji Salla pas denoncimit nga nëna dhe motra se i mori peng duke u hequr lirinë për disa orë nën kërcënimin se do i vriste. Sipas policisë, autori vuan nga problemet e shëndetit mendor.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë Gjergji Sallën (me probleme të shëndetit mendor), banues në Kuçovë, pasi kanë kallëzuar nëna dhe motra e tij se 36-vjeçari iu ka hequr lirinë, në një dhomë të banesës së tyre, dhe se i ka kanosur ato për jetën, me mjet prerës” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.