![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/08/640-0-klara-1692259773.png)
Punonjësit në Drejtorinë e Agjencisë Shteterore të Kadastrës në Tiranë për Veriun, do të duhet që këtë vit të riplanifikojnë lejen e tyre vjetore, pasi janë pezulluar.
Ky vendim ka ardhur nga drejtoresha, Kiara Haskaj e cila e arsyeton se pezullimi i lejes vjen për shkak të fluksit të madh në punë.
![Skandali me Kadastrën/ Drejtoresha e Veriut, Kiara Haskaj pezullon lejet e](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-d36a4d434781a6f256d306ee6ed369a3.jpg)
Në vendimin e firmosur nga drejtoresha e ASHK që mbulon Veriun e Tiranës, shkruhet se pezullimi i lejeve vjetore të cilat paguhen dhe nuk janë ezauruar do pezullohen deri në një vendim të dytë.
![Skandali me Kadastrën/ Drejtoresha e Veriut, Kiara Haskaj pezullon lejet e](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-16139eacc42c95bc9b442ed30ed28e0b.jpg)
Emërimi i Kiara Haskaj si drejtoreshë, ka sjellë revoltë tek punonjësit për bllokimin e lejeve dhe shkeljeve të drejtave të njeriut.
Burime për VoxNews thane se në institucionin e ASHK dëgjohet zëri i Kiarës duke ulëritur dhe ushtruar presion ndaj punonjësve.
Kiara Haskaj, nga specialiste e thjeshtë në ASHK, çuditërisht u emërua drejtoreshë, pas largimit të Mariglen Dishës, i cili u zgjodh si kryetar i bashkisë Librazhd.
Prej 2 muajsh, Kiara lëvizi në drejtorinë e ASHK për veriun në kadastrën e Tiranës, ku burime për VoxNews bëjnë me dije se aty është emëruar për legalizimin e një objekti i cili do ndërothet në një zone kulturore në mes të Tiranës.
Ky legalizim ndërtimi mund të përbëjë një nga skandalet më të mëdha të ndodhura në Kadastrën Shqiptare.