Pas përfundimit të BBV, aktorja e njohur Olta Gixhari po shijon pushimet verore në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë.
Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi ka postuar disa foto nga jugu i vendit. Aktorja e njohur Olta Gixhari duket se po i shijon në maksimum pushimet këtë verë, pasi që me nisjen e sezonit ajo nuk i është ndarë plazheve dhe udhëtimeve jashtë vendit por edhe në Shqipëri.
Këto ditë të nxehta gushti, aktorja duket se i ka ruajtur për t’i kaluar në rivierën e bukur shqiptare, nga ku nuk kanë munguar as pozat në rrjetet sociale.
Fotoja e saj e fundit, e shkrepur mbi shkëmbinj, teksa pozon e veshur me bikini që i nxjerrin në pah format e saj bombastike, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e sidomos komenti i saj poshtë fotos.
“S’ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë”, ka shkruar Olta krahas postimit. Komentet funny në foto janë të shumta, por më epiku është ai i Xhemi Shehut: “E natyrisht këtu të gjithë shohin bukurinë e vendit tonë”- shkruan Xhemi, duke lënë të kuptohet se sytë janë diku tjetër, ka shkruar Xhemi. Deri tani, ky koment epik është më i votuari dhe po merr qindra pëlqime.