Nuk ka liri. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për gjashtë personat e arrestuar tre ditë më parë në operacionin e koduar “Flakë në det” që zgjati dy ditë, që nisi nga Vlora në Kurbin duke çmontuar një grup kriminal.
Mes personave të arrestuar është edhe ish-polici Arlind Ismailukaj. Ai u kap me 10 mijë euro në kroskotin e makinës. Por roli i tij në këtë dosje ende nuk dihet zyrtarisht. Mes të arrestuarve janë edhe dy ukrainas, që i vendosën flakën velierës me drogë në det në momentin që u rrethuan nga policia. Në kërkim janë bosët që organizuan trafikun.
Të arrestuar;
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
U sekuestruan:
2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;
200 fishekë pistolete model 54;
një automjet tip “Audi”;
4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;
45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;
sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;
1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in.