Shefqet Kastrati ka arkëtuar 17 milionë euro nga koncesioni i aeroportit të Rinasit vetëm pak muaj pasi themeloi kompaninë e re të menaxhimit të këtij koncesioni.
Nga pasqyrat financiare të dorëzuara nga Kastrati Aviation Holding më datë 30 korrik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shifra është fitimi neto, që me vendim të 29 qershorit të këtij viti të Shefqet Kastratit është kategorizuar në fitim të mbajtur 100 për qind.
Shuma është arkëtuar në një kohë që përgjatë vitit të kaluar qeveria u vu në shërbim të oligarkut, herë përmes eksperimentimit duke e bërë rrugën e Rinasit njëkalimëshe dhe më pas përmes ndërtimit me parët e qytetarëve të një rruge të re që i shërben plotësisht aeroportit të Kastratit.
Të dhënat e tjera financiare tregojnë se kompania ka një total të aktivëve të saj prej 6 miliardë lekësh, ose gati 60 milionë euro në vetëm 7 muaj që nga koha e krijimit, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Nga pasqyrat e bilancit financiar, kompania thotë se ka humbur 2 milionë lekë nga rënia e kursit të këmbimit të euros, një shifër tallëse nëse kihet parasysh që rënia e euros nuk pasqyrohet në kursin e këmbimit që Shefqet Kastrati aplikon për qytetarët që kalojnë traun në Rrugën e Kombit e që pagesën e bëjnë në lekë. /Korrieri