![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/07/po22-transformed.jpeg)
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një makinë, e si pasojë janë plagosur dy persona. Fatmirësisht këta të fundit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.