Gazetari: Alma pasi “mbaroi punë” në Librazhd te Kastriot Gurra , u ndal në Elbasan, ka video! A u filmua dhe Gledjan Llatja ?
Alma Kaci, gruaja që fundosi ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici është kthyer në personazh “VIP” ditët e fundit.
Që prej skandalit të 16 qershorit, video erotike e Almës me Gjicin në zyrën e bashkisë, në rrjet kanë qarkulluar foto të saj me politikanë, biznesmenë dhe njerëz të medias në Shqipëri.
Gazetari Denis Dyrnjaja “hedh” bombën e radhës në lidhje me takimet që Alma K. ka zhvilluar në qytetet e Shqipërisë. Sipas gazetarit, Alma ka ndaluar edhe në Elbasan ku duket se ka folur për qentë.
Dyrnjaja shkruan se: “ka prova filmike për këtë mikpritje të pelegrines dashamirëse të qenve bashkiakë edhe për takimin dashamirës në Elbasan.”
Kujtojmë se në videon e regjistruar në zyrën e Gjicit në Kukës, Alma i është referuar bashkisë së Librazhdit për tenderin e qenve.
Siç dëgjohet edhe në videon e plotë të regjistruar në Bashkinë e Kukësit, Alma.K pasi ka “mbaruar punë” në zyrën e Safet Gjicit, është drejtuar për në zyrën e nënkryetarit Granit Gjana.
Gjatë bisedës me Gjanën, Alma.K thekson se projekti i saj për strehimin e qenve të rrugës është një histori suksesi, duke sjellë si shembull Bashkinë e Librazhdit. Koha për të cilën flet Alma është kur në krye të Bashkisë së Librazhdit ka qenë, Kastriot Gurra.
Postimi i plot i gazetarit në Facebook
Nga këndi i bëmave të Alma K! Haheret reale thonë se pasi mbaroi me sukses atë punën e qenve në Librazhd, me ish kryetarin e Bashkisë atje, Alma K. gjatë kthimit paska ndaluar për një “kafe me bisht” edhe në Elbasan.
Shumë “mikpritje të ngrohtë” mësohet se ka gjetur Alma edhe atje. Madje ka prova filmike për këtë “mikpritje” të pelegrines dashamirëse të qenëve bashkiakë edhe për “takimin dashamirës’ në Elbasan. Gledjan Llatja Video Alma Gledjan Llatja Video Alma