DENONCIMI/ Blen kremviçe EHW , qytetari llahtariset nga ajo që gjen brenda
Siguria ushqimore është një ndër problemet kryesore në vend. Ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i
Ushqimit bën sehir, prodhues të ndryshëm abuzojnë me cilësinë dhe higjienën e ushqimeve që hedhin në drek duke u bërë një kërcënim serioz për shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.
Në redaksinë e Gazeta Korrieri ka mbërritur sëfundmi një denoncim nga një qytetar, i cili duket të ketë blerë në market kremviçe, që në fakt i paska marrë “dy në një” pasi brenda qeses gjendet edhe myku.
“Shikoni pak çfarë bën EHW e famshme. Shkova i bleva në një market në Zog të Zi, kur erdha në shtëpi dhe i ktheva nga ana tjetër pash që qenkan të prishura dhe me myk e krimba brenda”, denoncon qytetari.
Kujtojmë se kompania EHW ishte pjesë e një skandali të disa javë më parë teksa një gazetar deklaroi se rrjeti i supermarketeve Conad, në pronësi të EHW, paguan para ndaj mediave dhe gazetarëve që të mos publikojnë denoncimet për ushqimet e skaduara që tregtohen aty. Duket se kompania përpiqet që të mbyllë më para derën e shqetësimeve të qytetarëve për prodhimet e saj.
Redaksia mirëpret çdo denoncim të qytetarëve për ushqimet e skaduara apo të prishura, por edhe shpjegime nga kompania prodhuese mbi shkaqet që kanë çuar në hedhjen në treg të një produkti të tillë.
Sëmundjet kancerogjene janë shtuar shumë në vend edhe për shkak të ushqimeve të pakontrolluara, ndërsa mjekët këmbëngulin që të shmanget mishi i përpunuar, i cili është armiku kryesor në lidhje me rrezikun për shfaqjen e kancerit. /Gazeta Korrieri