Tronditet Elbasani. Krim brenda familjes. Një person ka vrarë me sëpatë kunatën në fshatin Kusarth. Viktima është Alma Qevani.
Autori është 58-vjeç dhe ka arritur që të largohet duke u arratisur pas krimit. Policia është vendosur në ndjekje të tij duke rrethuar zonën. Ende nuk dihen shkaqet që sollën ngjarjen e rëndë.