Një 30-vjeçare u arrestua nga Policia e Tiranës si autore e mashtrimit në një vlerë prej 36 mijë eurosh.
Erlinda Metaliaj mashtroi një mikeshë të saj, të cilës i solli nga jashtë shtetit çanta që në dukje ishin origjinale të firmave të njohura, por që në fakt ishin false.
Gazetarja Aida Topalli tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se 30-vjeçarja i kishte kontrabanduar çantat gjatë disa udhëtimeve në Itali.
“Produktet dukeshin si origjinale, por po të shiheshin me detaje dallohej që nuk ishin të tilla. ka qenë vetë e mashtruara që ka denoncuar. Bëhet fjalë për një hetim disa mujor pas denoncimit të viktimës së mashtrimit. Çantat silleshin nga Italia nga 30-vjeçarja Erlinda Metaliaj, tashmë e arrestuar, me copë, jo me shumicë gjatë udhëtimeve që bënte në shtetin italian”, tregoi gazetarja.