Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku autobusi i linjës së Petrelës u përplas me një automjet.
Për pasojë janë lënduar disa persona. Raportohet se, 6 prej të plagosurve janë transportuar për në spitalin e Traumës, ndërsa po bëhen ekzaminimet për gjendjen e të plagosurve.
Ndërkaq ende nuk ka të dhëna nga policia e Tiranës për këtë ngjarje.
Ky është i disati aksident ku urbanët janë përfshirë në kryeqytet, duke treguar edhe njëherë gjendjen skandaloze në të cilën operojnë kryesisht linjat e zonave përreth kryeqytetit.