Detaje të reja kanë dalë nga gjetja e foshnjes së braktisur në Golem mëngjesin e sotëm. Mësohet se 22-vjeçarja e kishte lënë foshnjen e saj disa javëshe pranë një shkurreje të mbështjellë me batanije.
Teksa po kalonte aty pranë, një kalimtar pa vogëlushen dhe me shpejtësi e ka transportuar atë në spitalin e Durrësit, ku dhe mori përkujdesjen mjekësore. Ndërkohë që policia është njoftuar nga autoritetet spitalore.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.