Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Punë. Dyshohet se ngjarja ka sfond politik, pasi vetë kandidati i socialistëve dhe njëkohësisht kryetari në detyrë, Gjon Gjoni ka akuzuar se janë qëlluar mbështetës të socialistëve.
Ai bën përgjegjës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Në një status të bërë në rrjetet sociale, Gjoni thotë se mbështetësit e PS janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër. Gjoni shton se kandidati i tij po bën presion qytetarëve me anë të kërcënimeve me armë për të marrë votën.