Analisti Artur Zheji tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Rama po bën një fushatë shumë të mirë dhe se qeveria dhe pushteti vendor po bashkëpunojnë shumë për të fituar.
Zheji i shpreh se nuk do të ketë asgjë të re dhe se Veliaj do të fitojë bashkinë e Tiranës.
“Kryeministri po bën super fushatë. Rivalët në Tiranë janë minorë edhe në pasqyrimin mediatik, edhe në profil.
Sa i përket Belos, mendoj se ishte shumë ambicioz. Aleanca midis pushtetit qendror dhe lokal në të gjithë Shqipërinë është shumë e fortë. Shpresa e Këlliçit do të ishte nëse do të kishim një çarje mes Ramës dhe Veliajt.
Mendoj se ka konsolidim mes Ramës dhe Veliajt.
Veliaj është i zoti për të joshuar dhe lobuar.
Por shoh politikë. Është e domosdoshme ndërhyrja e Doktorit dhe e Metës në fushatë, pasi i japin valencën politike që e ka impostuar Rama.
Që kur thotë Këlliçi , që do të bëjë transportin falas dhe kur pamë tabelën e financimeve që Shkodra ishte e krahasueshme me Tepelenën, kuptohet sa e tmerrshme do të kishte të ishte në antagonizëm me pushtetin qendror.
Nuk shoh ndonjë gjë të re te asnjëri, i shoh simetrikë. Por duke qenë se nuk ka asgjë të re, fiton Veliaj”-u shpreh Zheji.