Ditën e sotme ndërroi jetë Simon Toska, 51-vjeçari i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit. Sipas Drejtorisë së Policisë, Toska shfaqi probleme me shëndetin, ndaj u transportua për në spital, mirëpo për fat të keq ndërroi jetë rrugës.
Të shokuar për vdekjen e papritur të 51-vjeçarit, të afërmit në fshatin Panahor të Mallakastrës, pohojnë se babai i tre fëmijëve nuk vuante nga probleme shëndetësore. Ata pohojnë se lajmin e kanë marrë nëpërmjet një telefonate në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë njoftuar nga drejtoria e burgut.
“Kemi pasur hyrje dalje të vazhdueshme, Simoni ka qenë shumë djalë i mirë, jo se sot ndërroi jetë, por me plot gojë. Simoni kishte dy prindërit, motrën dhe dy vëllezërit, lajmi na erdhi shumë i hidhur. Është fatkeqësi, lajm i hidhur dhe për ne si bashkëfshatarë, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje”, tregon një fqinj i familjes Toska.