Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë. Në një intervistë të dhënë për “Syri”.
Altin Gjini tha se Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes, ndërsa shtoi se kishte gjithmonë frikë.
Më tej, ai tregoi se “Koçole” ka shitur dy herë të njëjtën tokë për të cilën mendohet se është vrarë, ndërsa kohët e fundit fliste herë pas here në telefon me një person por që nuk e tregoi kurrë se me kë.
“Unë nuk isha tek takimi me Rrumbullakun, ishin vëllezërit e Fatmirit. është premtuar që hetimet janë në rrugë të mbarë.
Ne kemi sinjalizuar për zhdukjen e tyre që në datën 8. Koçolja ishte shumë i shqetësuar dhe kishte ankth, shihte vetëm nga rruga. Kur e merrte në telefon dikush i thoshte Fatmiriti “ishte ai”.
Se kush ishte ai, mbetet mister. Pa ndodhur zhdukja e tyre ka ndodhur një bisedë me një person, ishte një bisedë shumë kërcënuese. Të zhduken 2 persona për 21 mijë euro mua më duket absurde. Asnjë grup kriminal nuk rrezikon për aq,“-u shpreh ai.
Sot, familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë, kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për gjetjen e kufomave të familjarëve që i janë zhdukur, ndërsa aktualisht në prangë ka përfunduar, Sofokli Baxheri.
Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.
Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo.
Ndërsa Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”, është ndaluar edhe disa herë nga Policia me kanabis. /Korrieri