![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2023/05/C1AEDB20-1FC0-4777-B343-768F9C3C5F9E.jpeg)
Vrasja e Ardian Nikulajt të mërkurën e 19 prillit tronditi mbarë opinion publik, duke rikthyer dhe një herë fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë.
Persona të afërt të familjes Nikulaj kanë konfirmuar mbrëmjen e sotme për gazetaren Brixhilda Deda, se familja Nikulajt ka nxjerrë nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes së tij në këtë ngjarje u ngujuan.
E gjithë kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij.
Familja Nikulaj la pas kanunin duke ia lënë drejtësisë në dorë vrasjen e familjarit të tyre.